Besimtarët e fesë katolike në Kosovë, në mesnatë kremtuan meshën
kryesore të Krishtlindjes ne katedralen ‘Nëna Terezë’ në
Prishtinë.

Mesha është udhëhequr nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në mesin e natës së 24 dhe 25 dhjetorit, gjatë meshës së udhëhequr nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, besimtarët katolik janë lutur për begati, harmoni e paqe.
 
“Motra dhe vëllezër të dashur ju ftoj që t’i lutemi foshnjës së Betlehemit, këtu sonte së bashku dhe i mbush me shpresë njerëzit e gjithë botës. Motra dhe vëllezër duke ju dëshiruar që të keni shëndet të mirë, paqe, dashuri, mirëqenie, dhe jetë të gjatë ju uroj krishtlindjet dhe ju përcjell urimet e mia për Krishtin”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë ishin të pranishëm edhe personalitete nga jeta politike e artistike të Kosovës. Më herët, Imzot Dodë Gjergji organizoi  pritjen solemne në Vigjiljen e Krishtlindjes, në rezidencën e tij, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin Presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe ministra e deputetë. Rreth 2.2% e popullsise ne Kosove i perket besimit katolik sipas agjencise se statistikave te kosoves.

Top Channel