Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Mbretëresha Elisabetë përcolli nëpërmjet televizionit mesazhin e saj të
Krishtlindjes për Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Commonwealth, duke
zgjedhur të theksojë në mesazhin e këtij viti nevojën e gjithësecilit
për të ndaluar pak e për të reflektuar.
“Reflektimi mund te marre forma te ndryshme kur familje e miq mblidhen bashke per Krishtlindje; ky eshte shpeshehere momenti per kujtime te bukura e afrim. Mendimet tona jane me ata qe kemi dashur e nuk jane me ketu me ne; me ata qe jane ne krye te detyres e nuk shkojne dot ne shtepi per festa si punonjesit e sherbimeve te emergjences apo personeli mjekesor; e mbi te gjitha ne kete kohe te vitit mendojme burrat dhe grate qe sherbejne jashte kufijve ne forcat tona te armatosura; u jemi mirenjohes atyre qe vene veten e tyre ne rrezik per te na dhene neve sigurine”, tha Mbretëresha.
Ushtaret amerikane ne Afganistan i festuan Krishtlindjet me sherbesa e lutje ne bazat e Kabulit dhe Bagramit. Per rreshterin Mark Frederick, keto jane Kershendellat e pesta qe i kalon ne kete vend.
“Dua thjesht t`u them afganeve se jemi ketu per arsye se besojme tek paqja, dashuria, dhe gezimi; kjo eshte ajo qe duam te ndajme me ta, kjo eshte ajo qe duam te ndajne mes tyre te gjithe njerezit neper bote”, tha rreshteri Frederick.
Te krishteret irakiane e pane mbremjen e djeshme si momentin e pershtatshem per te fituar nga qetesia relative dhe masat e rrepta te sigurise te marra ne kryeqytet, ndaj te veshur me rrobat e tyre me te mira, burra, gra e femije moren pjese ne sherbesen e mbajtur ne kishen Mar Youssef te Bagdadit.
Ne Sirine e gjunjezuar nga lufta civile me shume se 2 vjecare, keto Krishtindje ishin te zymta. Deshira me e madhe e njerezve te rrethuar prej kaq kohesh nga dhuna, vdekja dhe pasiguria e te ardhmes, ishte pikerisht ajo çfare u reflektua ne lutjet e te gjitheve: me ne fund, paqe.
Mijera amerikane i kaluan Krishtlindjet ashtu siç ishte paralajmeruar: ne mungese te energjise elektrike, pasoje e stuhive te fuqishme dimerore te perplasura mbi veriun e vendit e Kanada. 370.000 shtepi dhe biznese ishin mbremjen e djeshme ne erresire ne rajonet qendrore dhe verilindore te Shteteve te Bashkuara. Reshjet e dendura te debores shkaktuan edhe kaos te trafikut pergjate sezonit te ngarkuar te festave ne mbare vendin, si dhe disa aksidente rrugore.
Australianet, si gjithmone festojne ndryshe nga shume vende te tjera te botes. Nje peme Krishtlindjesh me ne krah dy derrasa serfi ishte simboli i kesaj feste ne plazhin Bondi te Sidneit. Dielli nuk shkelqente si here te tjera, por turistet arriten serish te shijonin detin dhe reren.
Nje person i veshur si Santa Klaus ishte ngarkuar me dhurata per t’i mbajtur njerezit te kenaqur, ndersa ne spitalin e femijeve ne ëestmead, nje tjeter babagjysh u kujdes te risillte buzeqeshjen ne fytyrat e femijeve te semure.
Top Channel