Kreret e shtetit dhe lideri i opozitës kanë vizituar selitë e drejtuesve
të komuniteteve të krishtera për të bërë urimet e rastit për festën e
Krishtlindjes.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani: “Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të uroj më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendjen tona. Për shumë vjet gëzuar!”

Lidhur me atë që u cilësua si “gafë” e Presidencës në njoftimin e parë të shpërndarë për publikun ditën e martë, ku përmendjes fjala “Ringjallje”, duke shkaktuar një konfuzion mes Krishtlindjeve dhe Pashkëve, Presidenti Nishani sqaroi:

“Ka patur në momentet e shkrimit një lapsus duke patur parasysh në respekt të terminologjisë së besimtarëve të krishterë u përdor fjala ‘ngjallje’. Ka qenë një lapsus ku para fjalës ‘ngjallje’ u përdor ‘ri’ duke bërë ‘ringjallje’. Por në kontekst, cdo fjalë dhe fjali urimi është i sinqertë dhe i qartë. Edhe njëherë gëzuar!”, tha Presidenti Nishani.

Ilir Meta, kryetar i Parlamentit:
“Në këtë ditë lindjeje dhe drite, rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë, që natyrisht është edhe një ditë që na fton për të qenë më të bashkuar, më të dashur me njëri-tjetrin, për të punuar së bashku, për këtë Shqipëri për të cilën dëshirojnë të gjithë qytetarët tanë. gqëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe të gjithë qytetarëve tanë”.

Kryeministri Edi Rama:
“Uroj gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, është një festë e të gjithëve si të gjitha festat e mëdha të besimeve fetare në vendin tonë dhe ndërkohë përfitoj nga rasti që të nënvizoj kënaqësinë se në këtë ditë, kur fryma e solidaritetit me më të dobëtit, me ata në nevojë, me të gjithë ata që kërkojnë një rrugë shprese kulmon. Jemi optimistë që viti që vjen do të jetë pikërisht një vit nën këtë frymë dhe nën këtë shenjë”.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha: “Në këtë ditë të vecantë dua të shpreh krenarinë e të qenit kryetar i bashkisë së një qyteti, qytetar i një vendi që feston këtë festë, njësoj si festat e tjera të besimeve të tjera, me shpirtin e tolerancës, të bashkëjetesës të respektin të ndersjelltë që është padyshim një virtyt hyjnor i zbritur në zemrat e shqiptarëve prej shekujsh që duhet ta ruajmë fort dhe ta festojmë nga besimi ynë në ditë të mëdha si Krishtlindet dhe festa të tjera si këto”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta