Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin Dhjetra ndërtesa të vjetra në qytetin e Korçës janë shndërruar në dëshmi të degradimit dhe rrezikut ndaj jetës së qytetarëve.
Ato që dikur kanë qenë imazhi i një qyteti karakteristik e me vlera arkitekturore tashmë shpalosin harresën. Pronarët, por edhe vetë shteti duket se i kanë lënë në mëshirë të fatit ndërsa përballë gërmadhave qytetarët shprehen se ato sjellin një imazh të tjetërsuar të qytetit.
Të pabanuara në rrezik shembje dhe të braktisura godinat që ndodhen kryesisht në qendër të qytetit janë një alarm për ndërhyrje.
Nga ana tjetër Bashkia e Korçës sqaron se ndërtesat në fjalë janë private dhe se nuk ka mundësi për ndërhyrje pa kërkesën e pronarëve.
“Përsa i përket godinave që janë në rrezik shembjeje, ose quhen të amortizuara është vetë detyrë e secilit nga pronarët për të ndërhyrë dhe për të bërë riparimin e saj. Në rastin më ekstrem, kur kërkohet që të ndërhyhet nga ana e Bashkisë, nëse ka të depozituar tek zyra e informacionit për qytetarët pranë Bashkisë së Korçës një kërkesë me shkrim ku kërkon që të merren masa për rrezikshmërinë që mund të përbëjë për qytetarët shembja e një godine, atëherë Bashkia e Korçës, tek zyra e urbanistikës, ngre një komision të posaçëm i cili shqyrton cështjen dhe më pas i kërkon vetë pronarit për të bërë ndërhyrjen”, sqaron Larisa Katundi, Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Korçës.
Të njëjtin fat kanë pasur në Korçë edhe ndërtesa të tjera, të klasifikuara monumente kulture të kategorisë së parë, të cilat tashmë janë shndërruar në pirgje dherash.
Top Channel