Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin
Policia ka gjetur dy armë të braktisura mëngjesin e sotëm në zonën e
Sanatoriumit, pak kilometra larg qendrës tregtare “TEG” në kryeqytet, ku
pasditen e të martës ndodhi grabitja spektakolare nga 4 persona të
maskuar si babagjyshi i vitit të ri.
Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, armët janë gjetur në një kosh plehrash në zonën Sanatoriumit dhe dyshohet se i përkasin grabitësve të dyqanit të argjendarisë në nje qender tregtare ne Tirane.
Si në një skenë filmi, 4 persona të veshur si babagjyshi i vitit të ri, duke shfrytëzuar atmosferën festive kanë mundur të hyjnë të pashqetësuar në qendrën tregtare, ku kanë grabitur një sasi të madhe ari dhe argjendi dhe më pas janë larguar, po të maskuar duke mos u pikasur nga askush.
Top Channel