Basha: Biletat nuk do të rriten

25/12/2013 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka garantuar qytetarët në
Tiranë në ditën e Krishtlindjes, se çmimi i biletës së autobusëve urbanë nuk
do të rritet, por do t’i kërkojë Qeverise lehtësim nga barra fiskale të
operatorëve të transportit publik.

“Do t’i kërkoj, besoj edhe me mbështetjen e operatorëve të transportit publik, heqjen ose rimbursimin e TVSH-së dhe akcizës për operatorët e transportit publik dhe zero rritje për biletat dhe abonetë e përdoruesve të transportit publik”, tha Basha.

Kryetari i Bashkise së Tiranës ka bere analizen e nje viti pune, ku sipas tij jane punesuar 12 mije persona, eshte zbatuar Gondi i Garancive per te Rinjte qe duan te hapin biznese, si dhe eshte investuar ne infrastrukture ne 16 kilometra gjatesi lineare rruge, duke permiresuar ndjeshen sistemin rrugor te kryeqytetit. Basha u fokusua dhe ne projektin per ndertimin e tramit qe do te nise punen gjate viti 2014, por nuk ka ende nje afat per perfundimin.

“Brenda vitit që vjen do të zgjidhim perfundimisht çështjen e projektit dhe paralelisht me projektin do të mundohemi të sigurojmë koncesionarin ose operatorin, që është i gatshëm që bashkë me Bashkinë e Tiranës të futet në partneritetin publik privat për të filluar ndërtimin e linjës së trenit. Koha e parashikuar për të përfunduar punimet është jo më gjatë se 24 muaj nga nisja e punimeve linja merret në përdorim. Besoj se kjo lidhet më shumë me nevojën për të patur një shërbim më modern shumë më miqësor ndaj ambientit sesa inaugurimi apo jo brenda mandatit apo mandatin tjetër nga kryetari aktual i Bashkisë”, tha Basha.

Trami do te kete 3 linja në drejtime Sheshi “Nënë Tereza” – Terminali Multimodal, Kinostudio -Kombinat dhe unaza e brendshme e qytetit. Gjate vitit 2013 jane mbyllur 1845 biznese po jane hapur 4284 biznese te reja. I vetmi projekt i parealizuar i Bashkise se Tiranes ne kete analize vjetore te Bashkisë së Tiranes rezultoi ‘Karta e Studentit’.

Top Channel