Tiranë, kanabis në makinë, në pranga pesë të rinj

24/12/2013 00:00

Pesë të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në automjetin me
të cilin udhëtonin u gjet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis
sativa.

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, nga shërbimet e Sektorit për Trafiqet dhe Narkotikët u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Anais Mata 22 vjeç, Denis Doda 19 vjeç, Edison Tahiri 18 vjeç, M. S, 16 vjeç dhe Rei Mata 18 vjeç, që të gjithë banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë, sepse me datë 23.12.2013, rreth orës 19:55, nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr.1, ne vendin e quajtur tek Flamuri Gjerman, pas kontrollit të automjetit tip “Opel Kadet”, me targa TR 3472 J, me të cilin udhëtonin 5 të rinjtë u gjetën poshtë sediles së pasagjerit 481 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel