Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Eduard Snowden e konsideron të përmbushur misionin e tij. Në një
intervistë të gjatë për “Washington Post”, ish-kontraktori i NSA-se qe i
solli kaq telashe Agjencise Amerikane te Sigurise Kombetare dhe shume
kokeçarje Shtepise se Bardhe, ndihet i kenaqur me aq sa ka bere.
“Une kam fituar tashme,- thote 31-vjecari per gazeten prestigjoze amerikane.-Ne momentin qe reporteret i hyne punes, cdo gje qe une isha perpjekur te arrija, mori vlere. Sepse, mos harroni, nuk kam kerkuar ndonjehere te ndryshoj shoqerine; une thjesht desha t`i jap shoqerise mundesine te ndryshonte veten”.
Kjo eshte e para interviste e dhene personalisht prej Snowden-it qe kur ai mberriti ne Rusi ne muajin qershor. Shperthimi i skandalit me ne qender informacionet e tij mbi pergjimin qe NSA-ja i bente telefonatave dhe e-maileve te shtetasve amerikane e jo vetem atyre, kane bere qe Snowden te pershkruhet si hero nga ata qe vleresuan gjestin e tij, e si tradhtar nga te tjeret. Nje gje eshte e sigurte: veprimet e 31-vjecarit paten pasoja te qarta.
Shtepia e Bardhe urdheroi rishikimin e praktikave te mbikëqyrjes qe perdor NSA-ja, duke rekomanduar ndryshime ne progamin e saj te cilat perfshijne transparence me te madhe publike ne grumbullimin e te dhenave dhe vezhgim me te kujdesshem ligjor.
Aleate te rendesishem te Washingtonit si Gjermania e Brazili e kane denuar hapur pergjimin e lidereve te tyre. “Une doja qe publiku i gjere te arrije te kuptoje sesi qeveriset,- thote Snowden ne interviste. – Qellimi im nuk ishte demtimi i Agjencise se Sigurise Kombetare, por permiresimi i saj. Une vazhdoj te punoj per NSA-ne, drejtuesit e saj jane te vetmit qe nuk e kane kuptuar kete gje”.
Top Channel