Snouden: Misioni u përmbush

24/12/2013 00:00

Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara, Eduard Snouden, autor i rrjedhjes së dhjetra dokumenteve sekrete mbi programin e përgjimit të kësaj agjencie, thotë se ka arritur objektivin e tij.

Në një intervistë për Washington Post, dhënë nga Moska ku strehohet prej muajit qershor, Snouden tha se në terma personalë, misioni ishte përmbushur.

“Nga pikëpamja e kënaqësisë personale, misioni është përmbushur. Unë fitova. Për sa kohë, mediat dhe gazetarët u morën me këtë cështje, gjithcka që unë u përpoqa të bëj ia vlejti. Mos harroni, unë nuk doja të ndryshoja shoqërinë. Misioni im ishte që t’i jepja një shans shoqërive për të ndryshuar veten. Gjithcka që doja unë ishte që publike të kuptonte dhe të jepte mendimin e tij për ata që e qeverisin, për mënyrën se si qeverisen”, thotë 30-vjeçari.

Snouden fitoi statusin e azilantit të përkohëshëm më 1 korrik në Rusi.

Rrjedhja e dokumenteve sekrete shkaktoi një skandal të vërtetë diplomatik ku vec Shteteve të Bashkuara u përfshinë edhe Britania e Madhe, Australia dhe Franca.

Javën e kaluar, një gjykata federale i cilësoi anti-kushtetuese përgjimet e NSA-së dhe një panel i ngritur nga Presidenti Obama doli në përfundimin e reformimit të programit të përgjimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB