
Për herë të parë Kuvendi bën pjesë të vendimmarrjes së pasqyrimit të aktiviteteve të tij edhe median.
Ndërsa është duke u hartuar një projekt-rregullore e re për akreditimin dhe orientimin e përfaqësuesve të medias në parlament, kryetari i tij Ilir Meta ka ftuar gazetarët të jenë pjesë e dhënies së mendimeve dhe sugjerimeve të tyre për të rritur transparencën e këtij institucioni.
Zoti Meta garantoi median se legjislativi do të jetë një institucion i hapur për aktivitetet dhe informacionet për të dhe përmes tyre edhe për opinionin publik.
Angazhimi për të qenë me llogaridhënës përballë medias dhe publikut, vjen sipas drejtuesve të Kuvendit edhe si reflektim i kritikave të progres-raporteve të fundit, që transparencën e veprimtarisë parlamentare e kanë nënvizuar si domosdoshmëri.
Top Channel