Papa Françesku ka kryer një vizitë private te Benedikti XVI, për të shkëmbyer urimet përpara festave të fundvitit, e veçanërisht për Krishtlindje. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Vatikanit.
Pas një lutjeje të përbashkët në Kapelën Sistine të Pallatit Apostolik, selisë së Papës në Vatikan, është mbajtur një takim privat mes Papës aktual dhe paraardhësit të tij të dorëhequr, i cili raportohet të ketë zgjatur rreth 30 minuta, në një nga sallat e rezidencës “Mater Ecclesiae”, nga latinishtja “Nëna e Kishës”.
Benedikti i XVI ka pritur Papa Françeskun në hyrje të rezidencës së tij, ish-manastiri “Mater Ecclesiae”, në Vatikan. Kreu aktual i Kishës Katolike, i cili shoqërohej nga sekretarët personalë të tij, ka përshëndetur edhe anëtarët e tjerë të “familjes” së Papës së dorëhequr, Imzot Georg Gaensëein dhe anëtaret e “Memores Domini”, shoqatë katolike laike, pjesëtarët e së cilës jetojnë mbi parimet e varfërisë, dëlirësisë dhe bindjes.
Top Channel