Kinë, hetim për vaksinën vdekjeprurëse

24/12/2013 15:25

Numri i foshnjeve që humbën jetën në Kinë pasi u vaksinuan kundër hepatitit B u rrit në tetë, informoi të martën agjensia “Xinhua”.

Një i porsalindur ndërroi jetë të Hënën në një spital në krahinën e Sichuanit, vetëm disa orë pasi ishte vaksinuar.

Ekspertët shëndetësorë kinezë janë duke hetuar aktualisht vdekjet e foshnjeve, që iu nënshtrua programit standart shtetëror të vaksinimit.

Hetuesit kanë sekuestruar një numër vaksinash dhe po hetojnë praktikat që ndjek firma prodhuese e tyre, një firmë kineze me qendër qytetin e Shenzenit.

Nën dyshim janë vendosur edhe raportimet zyrtare, që flasin për tetë të porsalindur të vdekur për shkak të reaksionit të krijuar prej vaksinimit, pasi në të shkuarën autoritetet shpesh janë përpjekur të mbajnë të fshehtë skandalet mjekësore, për të mos ngjallur panik midis popullatës.

Në vëmendje mbetet ende qëndrimi i Pekinit zyrtar në 2002, kur u mohua për shumë kohë shpërthimi i një epidemie të “SARS”-it në vend.

Hepatiti B është një infeksion kronik i mëlçisë, që dëmton këtë organ dhe mund të përhapet në gjak, duke shkaktuar deri vdekjen në rastet e patrajtuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA