Elbasan, dhurata fëmijëve të sëmurë

24/12/2013 00:00

Festat e fundvitit nuk kanë ardhur kurrë më parë kaq bukur në pavionin e
pediatrisë në spitalin e Elbasanit. Edhe pse në gjendje jo të mirë
shëndetësore, fëmijët kanë përjetuar një mbrëmje të këndëshme, plot
dhurata.

Kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Nikolla Koperniku” të cilët kanë menduar t’u dhurojnë emocionet e festave fëmijëve të shtruar në spital. Dhjetëra nxenes të kësaj shkolle të veshura me kostumin tradicional të festës dhe me duart plot dhurata e kanë bërë këtë fundvit të paharruar për këta fëmijë të cilët u duhet ta kalojnë ndërrimin ë viteve në krevatin e një spitali.

Edhe nxënëset shprehen të lumtura që kanë mundur t’u dhurojnë këtyre fëmijëve emocionet e festave.

Më pas nxënësit e gjimnazit vizituan disa familje në nevojë në qytetin e Elbasanit. Këtyre familjeve, përvec dhuratave për fëmijët iu shpërndanë edhe ndihma në ushqime.

Gjimnazistët u shprehën do të vijojnë me iniciativa të tilla në mënyrë që festat e fundvitit të gjejnë sa më pak familje të vetmuara dhe cdo kush te mund të marrë një buzëqeshje për Krishtlindje.

Top Channel