" /> ">

Egjipt, Vëllazëria Muslimane shpall grevë

24/12/2013 16:05

Më shumë se 450 anëtarë të burgosur të Vëllazërisë Muslimane nisën një grevë urie në Egjipt, në shenjë proteste ndaj “trajtimit të tyre çnjerëzor”.

Lajmi u raportua gjatë të martës prej vetë Vëllazërisë.

Të burgosurit, midis të cilëve përfshihen disa këshilltarë të ish-presidentit Mohammed Morsi thonë se midis të tjerave u është ndaluar të vizitojnë familjet dhe nuk kanë pasur akses ndaj shërbimit mjekësor.

Më shumë se 2 mijë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane u arrestuan që prej rrëzimit nga pushtetit të Morsit në Korrik 2013.

Presidenti u hoq nga detyra nga një grusht shteti i ushtrisë, pasi disa reforma me qëllim islamizimin e vendit ngjallën protesta dhe pakënaqësi të shumta në Egjipt.

Arrestimi i presidentit të zgjedhur me votë u shoqërua nga manifestime popullore, në të cilat qindra persona mbetën të vrarë.

Vëllazëria Muslimane u nxorr jashtë ligjit dhe të gjitha asetet e saj u konfiskuan disa javë pasi u rrëzua Morsi, për të cilin nuk dihet nëse është bërë pjesë e kësaj greve urie.

Midis figurave të rëndësishme që janë bërë pjesë e kësaj greve janë ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Mohammed al-Beltagi dhe ish-këshilltari i punëve të jashtme të Morsit, Essam al-Haddad.

Ky zhvillim i ri regjistrohet në të njëjtën ditë në të cilën në një sulm me bombë mbetën të vdekur të paktën 12 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë në Mansura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA