Australi, bastisen larboratorët e drogës

24/12/2013 00:00

Policia australiane ka sekuestruar një sasi droge që në treg do të kishte kapur vlerën e 38 milionë dollarëve amerikanë, gjatë një operacioni në Nju South Uells.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave agjentët zbuluan një laborator metamfetamine në një pronë rreth 80 kilometra në veri të Sidnejit.

Makina, armë zjarri dhe lëndë kimike u sekuestruan gjithashtu gjatë bastisjeve në tre prona të tjera të Nju South Uellsit, gjatë të cilave 6 persona përfunduan në pranga.

“Bastisjet u kryen ditën e hënë dhe ishin pjesë e një operacioni kundër një sindikate kriminale të trafikut të drogës në shtetin NJSU”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Ndërkohë, detektivi Nick Bingham deklaroi se numri i laboratorëve klandestinë të drogës të mbyllur nga policia e këtij shteti gjatë vitit 2013 ka arritur në 113 njësi.

Ky është i fundit i një seri operacionesh anti-drogë të kryera nga policia australiane. Në tetor policia sekuestroi mbi 200 kg metamfetaminë, të fshehur në gomat e një kamioni në Melbërn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB