Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Alan Turing ishte gjeniu që qendronte pas dëshifrimit të kodeve të gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që luajti një rol vendimtar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit më të madh të historisë duke shpëtuar miliona jetë njerëzish.
Por shpejt lavdia e fituar falë punës së tij në dëshifrimin e mesazheve sekrete gjermane do të errësohej nga dënimi i vitit 1952, kur ai u dënua me kastrim nën normat e një ligji të ashpër anti-homoseksual që ishte në fuqi në atë kohë në Britaninë e Madhe.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 60 vjet që nga ai vendim, Mbretëresha Elizabet II amnistoi Alan Turing, pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Chris Grayling.
Puna e Turing gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihmoi trupat Aleate të mos kapeshin në befasi nga planet naziste. Nëpërmjet “Enigma”, një makineri çkoduese e ndërtuar prej tij, Turing kapte dhe dëshifronte dhjetra mesazhe sekrete të flotës detare naziste.
“Emri i tij u njollos me dënimin e mëvonshëm për prirjet homoseksuale, një dënim që ne sot do ta konsideronim të padrejtë dhe diskriminues. Turing duhet të mbahet mend për punën e tij fantastike gjatë viteve të luftës dhe kontributin që ka dhënë në shkencë”, thotë Ministri Grayling.
Organizata dhe shoqata të të drejtave të njeriut së bashku me grupimet e homoseksualëve përshëndetën vendimin e Mbretëreshës, por kërkuan që nën të njëjtin shembull të falen edhe 50 mijë personat e tjerë, të dënuar për të njëjtin “krim”.
Alan Turing vdiq në qershor të 1954 nga një dozë vdekjeprurëse cianidi. Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por miqtë e tij dhe personat që e njihnin pretendonin se ishte një vdekje aksidentale.
Top Channel