Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu doli para gjykatës për t’u
njohur me masën e shpallur në mungesë të tij, në lidhje me akuzat që
Prokuroria i adreson, atë të shkeljes së barazisë në tendera për
ndërtimin e një rruge dhe shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria e Tiranës e akuzon Mziun per tre episode të tjera të kundraligjshme, që lidhen me vendosjen arbitrare të taksave nga Bashkia e Kamzës dhe dëmtimin e fushës së futbollit në Kamëz.
Sipas Prokurorisë, kryetari i Bashkisë së Kamzës ka shkelur barazinë në tendera, duke kualifikuar si fituese një firmë për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, në kundërshtim me rezultatet e tenderit. Prokurorja Antoneta Sevdari paraqiti si prova edhe taksat e vendosura në mënyrë abuzive nga kjo bashki ndaj dy kompanive, të përsëritura të paktën 10 herë. Por edhe pse kishte patur një vendim gjykate, që e kishte konsideruar taksën si të paligjshme, Bashkia e ka vijuar të aplikojë atë në dëm të kompanive ‘Alba Via’ dhe ‘Gjoka’.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, kryebashkiaku i tha gjyqtares Marinela Osmani se nuk ka lidhje me akuzat, pretendim qe e ka mbeshtetur edhe avokati i tij mbrojtes. Nderkohë që gjyqtarja la ne fuqi masën e arresit me burg për të. Në përfundim të seancës, kryebashkiaku u prit me duartrokitje nga banorë të Bashkisë së Kamzës dhe të aferm të tij.
Top Channel