Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar Policët turq përdorën gazin lotësjellës dhe pompat e ujit kundër mijëra protesuesve anti-qeveritare në Stamboll, ndërsa kryeministri Rexhep Taip Erdoan deklaroi se do t’u “thyejë” krahët e komplotuesve.
Përleshje u zhvilluan mes protestuesve dhe policisë në sheshin Kadikoy, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet e fillimvitit. Në Stamboll protestuesit bërtisnin: “Kudo ka rryshfet”, “Kudo ka korrupsion”. Çfarë po ndodh u kujtoi të gjithëve protestat masive të sheshit Taksim, në verë kur aktivistët e opozitës kishin parrullën “Kudo është Taksim, kudo është qendresë”. Në qytetin Giresun, në veri të Turqisë, kryeministri turk denoncoi njerëzit, të cilët sipas tij po ngrenë “kurthe” për të minuar pushtetin e tij.
“Le ta dinë miqtë dhe armiqtë tanë. Kushdo që guxon të dëmtojmë, të nxisë apo të ngrejë kurthe, kushdo që përpiqet të prekë pavarësinë tonë, do t’ua thyejmë krahët”, tha Erdoan.
Djemtë e dy ministrave te qeverise jane akuzuar për korrupsion. Deri tani, hetimet kane cuar në ngritjen e padive kundër 24 personave. Ata dyshohen si të përfshirë në rryshfete, në lidhje me projektet te zhvillimit urban dhe dhenien e lejeve të ndërtimit.
Analistet në Turqi thane se arrestimet dhe shkarkimet reflektojne nje perplasje brenda partise AK, mes mbeshtetesve te Erdoan dhe atyre qe perkrahin Fethullah Gylen, imami qe jeton në Shtetet e Bashkuara. Semih Idiz, i gazetes se majte “Taraf” tha se “njesoj si ne incidentet e Gezit, Erdoan mendon se mund te dale jashte ketij skandali duke e lidhur ceshtjen me nje komplot te organizuar nga forcat e jashtme dhe te brendshme”.
Asli Ajdintasbas ne “Milliet” mendon se “Erdoan me shume gjasa do ta fitoje kete beteje, por do te kemi te bejme me regjimin e Erdoanit dhe jo me demokraci”. Ali Asllan foli per gazeten e moderuar “Zaman”: “Kryeministri pelqen te fitoje pike kur gjerat shkojne mire dhe te akuzoje miqte dhe partneret kur shkojne keq”.
Top Channel