Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi reagon në rrjetin
socal Facebook, per arrestimet dhe marrjen ne pyetje të ish-
bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri thote sesa lufta e Kosovës për liri ishte e drejtë dhe çlirimtare. Thaçi ka përmendur edhe rastin e fundit, atë të marrjes në pyetje të kryeparlementarit të Kosovës ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, duke e quajtur këtë akt si përndjekje të bazuar në thashetheme.

Kreu i Qeverisë, nëpërmes këtij adresimi, u ka bërë me dije bashkëluftëtarëve të tij ka qenë dhe është në përkrahje të tyre.

“Kam qenë me ju gjithmonë dhe jam përkrah jush edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen z.Selimi, dhe z.Lushtaku, dhe së fundi edhe z.Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar, si duket, në thashetheme”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Hashim Thaçi.

Në këtë status në Facebook, Thaçi shkruan se ‘lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare’.“Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë”, shkruan Thaçi.

Top Channel