Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar
Arkivi i Shtetit në Izrael ka publikuar një dokument që tregon stërvitjen e Nelson Mandelës nga ana e shërbimeve sekrete të Mossad-it, në vitin 1962 në Etiopi.
Bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër përpara se Madiba të kthehej në Afrikën e Jugut ku dhe u arrestua.
Dokumenti, i titulluar “Agulicja e Zezë”, iu dërgua nga një zyrtar i Mossad-it Ministrisë së Jashtme izraelite dhe tregonte për stërvitjen e liderit të ri në përdorimin e armëve dhe taktikave guerrile.
Por në atë kohë Mossad-i nuk ishte në dijeni të identitetit të Mandelës, të cilin e mësoi vetëm pak muaj pas arrestimit të tij në Afrikën e Jugut.
E gjithë historia është treguar ekskluzivisht nga e përditshmja “Haaretz”, që ka mësuar e para për dokumentin.
Top Channel