Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar Nadezhda Tolokonnikova, një prej anëtareve të grupit rus “Pussy Riot”, u bëri thirrje vendeve të huaja të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore të Sochi-t, disa orë pas lirimit të saj nga burgu i qytetit Krasnojarsk, në Siberi.
“Vendet europiane duhet të rishikojnë opinionin e tyre për Lojërat Olimpike. Unë bëj thirrje për bojkot, bëj thirrje për ndershmëri, të mos e shisni veten për naftën dhe gazin, që mund t’iu sigurojë Rusia. Ju kërkoj të përdorni të gjitha normat njerëzore, traditat dhe rregullat, për të cilat Europa flet kaq shumë. Kjo do të ishte e ndershme”, tha Nadezhda Tolokonnikova, pjesëtare e grupit “Pussy Riot”.
Më herët u la e lirë edhe shoqja tjetër e grupit “Pussy Riot”, Maria Alyokhina, që doli nga burgu i qytetit Nizhny Novgorod, 400 km në lindje të Moskës.
Të dyja u zotuan se do të formojnë një grup për të drejtat e njeriut.
“Lirimi i njerëzve vetëm pak muaj përpara se t’u përfundojë dënimi, – tha Tolokonnikova, – nuk është veçse një masë kozmetike”. Dy anëtaret e grupit “Pussy Riot” përfundonin dënimin në muajin Mars.
Të dyja nëna, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina u lanë të lira pas amnistisë së miratuar në Dumën ruse. Tri anëtaret e grupit “punk” u dënuan pas performancës në Katedralen e Moskës, në Shkurt të vitit 2012.
Kënga e tyre kritikonte mbështetjen që Kisha Ortodokse i jepte presidentit rus dhe i luteshin Virgjëreshës Mari “të dëbonte Putin”. Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevich, u la e lirë pas apelit, në Tetor të vitit 2012.
Lirohen anëtaret e “Pussy Riot”
Dy pjesëtaret e grupit rus, “Pussy Riot”, që me muzikën e tyre ishin
shndërruar në një zë opozitarizmi të vecantë kundër Kremlinit lanë
qelitë ditën e hënë si pjesë e një amnistie të përgjithshme të
autoriteteve vendase.
Maria Alyokhina u lirua e para, më pas qelinë la edhe Nadezhda Tolokonnikova. Dy vajzat, sapo lanë qelitë thanë se amnistia ndaj tyre është një lëvizje e autoriteteve ruse për të tërhequr vëmendjen e publikut në prag të lojërave olimpike të Soçit.
“Nuk mendoj se amnistia është një akt humanitar. Nëse do të mund të zgjidhja, do të vazhdoja të qëndroja brenda”, tha Maria Alyokhina.
Ato premtuan se do të vazhdojnë opozitarizmin ndaj Kremlinit me anë të muzikës së tyre.
Alyokhina dhe Tolokonnikova u arrestuan në gusht të vitit 2012 për “huliganizëm” pasi kënduan në formë proteste në kishën kryesore të Moskës. Dënimi i të rejave bëri që të lindnin polemika mes qeverisë dhe aktivistëve anti-Putin.
Dënimi i vajzave përfundonte në mars të vitit 2014, por një amnisti nga qeveria ruse i shkurtoi dënimin. Nga kjo amnisti kanë përfituar rreth 20 mijë të dënuar, përfshirë invalidë, minorenë, veteranë apo gra shtatzëna.
Kjo amnisti shihet si një përpjekje për të shmangur kritikat që po mbulojnë Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në muajin shkurt, në Soçi.
Lirimi i tyre mbërrin pak ditë nga dalja nga qelia e ish-miliarderit anti-Putin, Mikhail Khodorkovsky. Ky i fundit u lirua në bazë të një dekreti të lëshuar nga presidenti rus në “respektim të parimeve humanitare”.
Menjëherë pasi la qelinë, ku qëndronte prej 2002, Khodorkovsky udhëtoi drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me nënën e tij, e cila ndodhet në këtë vend për arsye shëndetësore.
Top Channel