Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar Një atmosferë frikë dhe dëshpërimi mbizotëron në Sudanin e Jugut ku
dhuna vazhdon përshkallëzimin. Koordinatori i OKB-së për asistencën
humanitare, Toby Lanzer i rrëfeu BBC-së për ekzekutimet në masë që po
zhvillohen në qytetin e Borit të kontrolluar prej rebelëve.
Dhuna shpertheu nje jave me pare me perplasjet mes trupave besnike te presidentit Salva Kiir dhe mbeshtetesve te ish zevendesit te tij. Gjendja ne rajon eshte aq e renduar sa shtetet e bashkuara kane nisur evakuimin e qytetareve te tyre prej andej me urgjence.
Permes nje letre, presidenti amerikan Barak Obama i beri me dije kongresit te djelen se mund te ndermarre veprime te metejshme ushtarake per mbrojtjen e amerikaneve qe po tentojne largimin nga Sudani i Jugut. 46 trupa jane derguar ne kete vend per te ndihmuar evakuimin e shtetasve amerikane, thuhet ne letren e Obames, e do te sherbejne edhe si forca shtese per 45 ushtare e ngarkuar me sigurine e ambasades se shteteve te bashkuara ne Juba.
Kater pjesetare te forcave te armatosura amerikane u plagosen dy dite me pare gjate misionit te evakuimit kur tre avione luftatake u qelluan me bresheri plumbash ne Bor. Gjendja e tyre shendetesore eshte e stabilizuar. Nuk dihet nderkohe me siguri sesa amerikane vazhdojne te mbeten te bllokuar ne kete qytet apo dhe ne zonat rurale te vendit.
Top Channel