Është përuruar të hënën në Mitrovicë projekti i kamerave të sigurisë, të cilat janë vendosur në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit.

Në këtë përurim u tha se monitorimi do të ndihmojë në punën e policisë, prokurorisë dhe të gjykatave, për të sqaruar fatkeqësitë e ndryshme natyrore dhe të sigurisë publike që ndodhin në këtë qytet.

Kryetari në largim i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se rëndësia e këtij projekti është e madhe, ndërsa do të reflektojë në përmirësimin e sigurisë publike.

Janë gjithësej 33 kamera të vendosura nëpër vende të ndryshme në jug të qytetit, që do të vëzhgojnë 24 orë në ditë. Ky projekt i ka kushtuar komunës së Mitrovicës rreth 25 mijë euro.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ky projekt do të ndikojë në parandalimin e veprimeve kriminale në qytetin e Mitrovicës, si dhe në krijimin e një ambienti më të qetë.

Top Channel