
Seanca sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me betimin e
deputetëve të rinj pas lënies së mandatit të ministrave të qeverisë
Rama. Miranda Rira, Anduel Xhindi, Adelina Rista, Vladimir Kosta,
Enkeleda Shkreli, Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj janë
deputetët e rinj që u betuan sot në Kuvend.
Që në nisje të seancës, deputeti i PD dhe njëkohësisht ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë praktikë si një shkelje të rëndë të kushtetutës nga ana e dyshes Rama-Meta të cilët sipas tij në këtë mënyrë synojnë të eliminojnë bashkëpunëtorët e tyre në qeveri.
Sipas tij, në çdo republikë parlamentare, me përjashtime të vogla, ministrat janë deputetë dhe në rastin e Shqipërisë bëhet fjalë për një shkelje të rëndë kushtetuese.
Top Channel