Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin Rruga nacionale që lidh qytetin e Cerrikut me Gramshin është duke u
amortizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe askush nuk po kujdeset për të
ndalur degradimin total të saj.
Gjatë këtij aksi shtrihen disa komuna të Elbasanit dhe Gramshit, banorët e të cilave shprehen se prej shumë vitesh nuk është kryer asnjë investim për mirëmbajtjen e rrugës as nga pushteti lokal dhe as nga pushteti vendor.
Sakaq ata që e vuajnë më shumë amortizimin e rrugës janë drejtuesit e mjeteve taksi të cilëve u duhet ta përshkojnë disa herë në ditë këtë aks. Ata shprehen se pothuajse çdo javë kryejnë u duhet të kryejnë shërbime në mjetet e tyre për shkak të dëmtimeve që vijnë nga amortizimi i rrugës.
Rruga nacionale Cerrik-Gramsh rrallë herë është bërë edhe burim aksidentesh për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet dhe mungesës së sinjalistikës.
Top Channel