Basha: Ta frenojmë këtë buxhet

23/12/2013 00:00

Partia Demokratike është e gatshme të bëhet zëri i çdo qytetari që
kundërshton projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, pavarësisht nga
përkatësia e tij politike.

Në nje mbledhje me te gjithe deputetet e opozites, kryetari Lulzim Basha beri te qarte se opozita do te perkrahe protestat kunder rritjes se padrejte te taksave, kunder rritjes se varferise dhe te papunesise, qe, siç thote zoti Basha jane te vetmet projekte te qarta te ketij buxheti.

“Përmes zërit ezës sonë, qytetarët dhe grupet e interesit po flasin dhe do të flasin fuqishëm edhe në Kuvend, por ata kanë edhe Kuvendin e shesheve të protestave për të cilat kanë dhe do të kenë mbështetjen tonë të plotë. Së bashku duhet t’i themi jo këtij projekti krize me të cilin çdo shqiptar do të paguajë më shumë e që jo vetëm nuk krijon vende të reja pune por do të shkatërrojë mijëra vende pune. Duhet ta ndalim para se të jetë tepër vonë”, tha Basha.

Kreu i opozites zgjodhi vetem disa fjale per te perifrazuar projektbuxhetin e 2014-ës dhe pasojat qe sipas tij do t’i vijne vendit, nese ai miratohet ne Parlament.

“I padrejtë deri në palcë, arbitrar, arrogant, i mbushur nga fillimi deri në fund me zgjidhje që përfaqësojnë premisat e një katastrofe ekonomike dhe financiare”, tha Basha.
 
Partia Demokratike thote se ky projektbuxhet i godet te gjithe, por sipas opozites kategoria me e goditur jane te papunet.

“Projektbuxheti e ka të shkruar në ballë për të papunët, shprehjen që i atribuohet hyrjes në ferr: “Mos kini asnjë shpresë ju të papunët këtu”. Ky është verdikti i Rilindjes që premtoi 300 mijë vende”, tha kreu i PD-së.

Zoti Basha e cilesoi Kryeministrin Rama si njeriun qe, pasi i mashtroi shqiptaret per t’u marre voten, tani po eksperimenton ne menyren me te rrezikshme me te ardhmen e tyre.

“Rritja e madhe, pa asnjë logjikë ekonomike në kushtet e krizës, e taksës së karburanteve dhe e mallrave të tjera të konsumit, zeron dhe çon në minus edhe atë përfitim të vogël që një kategori punonjësish përfitojnë nga taksimi progresiv i pagës. Asnjë i fituar. Njëqind për qind të humbur”, tha Basha.

Top Channel