Një avion me mbi 200 udhëtarë doli nga pista dhe goditi një prej godinave të aeroportit, ndërsa përgatitej të nisej nga qyteti afrikanojugor i Johanesburgut.
Avioni i “British Airways”, me destinacion Londrën, goditi ndërtesën me cepin e krahut të djathtë.
Në këtë aksident, për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil në Afrikën e Jugut, “Boeing 747” po tentonte të hynte në pistën kryesore për të realizuar ngritjen nga një dalje shumë e ngushtë për përmasat e këtij avioni.
Të dhënat e regjistruara audio tregojnë se pilotët keqkuptuan urdhërin e kullës së kontrollit dhe morën një dalje përpara daljes që duhet të kishin marrë për në pistë.
Rrethana të tjera shtesë që mund të kenë kontribuar në këtë incident janë duke u hetuar.
Top Channel