Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar
Dhjetra-mijëra protestues u mblodhën në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Jingluk Shinauatra, që – sipas tyre – është e korruptuar.
Shinauatra tha se protestuesit duhet të pranojnë qeverinë aktuale deri në zgjedhjet e reja, që do të zhvillohen më 2 Shkurt.
Protestuesit bllokuan trafikun në pesë segmente të rëndësishmë të Bangkokut.
Udhëheqësi i protestuesve, Sutep Tagusban, bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, nëse Jingluk Shinauatra vazhdon të qëndrojë në pushtet.
Ajo fitoi zgjedhjet e vitit 2011 por, për protestuesit, gjithçka drejtohet nga vëllai i saj, Thaksin Shinauatra.
Protestat shkaktuan krizën më të rëndë politike në Tajlandë, që prej vitit 2010. Të paktën katër persona kanë humbur jetën në përleshje me forcat e rendit, javët e fundit.
Top Channel