Pakti me SHBA, gjenerali afgan paralajmëron rrezik

22/12/2013 00:00

Gjenerali afgan, Murad Ali Murad, tha se vendi i tij mund të përballet me një situatë të rrezikshme, nëse nuk nënshkruhet sa më shpejt pakti i sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni i mëshon 31 Dhjetorit, afatit që i është caktuar presidentit Hamid Karzai, për ta firmosur paktin, i cili cakton afatet për qëndrimin e ushtarëve amerikanë përtej vitit 2014.

Nga ana tjetër, Karzai kërkon që pakti të shtyhet, pasi ai të ketë lënë detyrën.

Pjesa më e madhe e trupave luftarake të NATO-s do të largohen vitin e ardhshëm, pas përfundimit të operacioneve luftarake.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, të paktën 15 mijë ushtarë të huaj do të qëndrojnë në Afganistan, kryesisht me detyrën e trajnuesve për ushtrinë afgane, por njëkohësisht edhe në kryerjen e operacioneve të anti-terrorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB