Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar
Tre aktivistë egjiptianë të revoltave të vitit 2011, që çuan në rrëzimin e ish-presidentit Hosni Mubarak, u dënuan me tre vjet burg.
Ahmed Maher, Ahmed Duma dhe Mohamed Adel u shpallën fajtorë për organizimin e një proteste të paautorizuar në muajin Nëntor.
Ata ishin krah protestuesve të tjerë, jashtë dhomës së ulët të Parlamentit në Kajro, për të kundërshtuar ligjin e ri, sipas të cilit, duhet të merrej leje për grumbullimin e më shumë se 10 personave.
Për qeverinë, qëllimi nuk ishte për të kufizuar të drejtën për të protestuar, por për të mbrojtur protestuesit.
Ndërsa kundërshtarët thanë se ligji është më shtrëngues, edhe se masat e marra gjatë kohës së Mubarak-ut. Tre aktivistët janë të parët që arrestohen, për ligjin e ri.
Ata u dënuan me tre vjet punë të rëndë, si dhe do të paguajnë secili një gjobë prej 7000 dollarësh.
Top Channel