Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar “Kryqëzata” anti-emigracion dhe anti-zgjerim, e ndërmarrë këtë javë nga kryeministri britanik, David Cameron, duket se po kundërshtohet nga zëvendësi i tij, Nick Clegg, udhëheqësi i partisë Liberal-Demokrate, partnere e koalicionit që mban në pushtet qeverinë aktuale, në Britaninë e Madhe.
Sipas numrit 2 të qeverisë, në një intervistë dhënë për “The Sunday Times” të së dielës, partia e tij nuk do të pranojë më masa të reja kundër emigracionit, ndërkohë që një deputet konservator ka paralajmëruar se retorika për emigracionin, mund të frenojë britanikët me ngjyrë të mos votojnë partinë Konservatore të Cameron-it.
Deputeti konservator, Mark Filed, i ka kujtuar kryeministrit të mos bëjë gabimet, që bëri Mitt Romney, kandidati republikan për president në SHBA, në vitin 2012.
Sakaq , presidenti bullgar Plevneliev, në një intervistë dhënë “The Observer”, ka paralajmëruar kryeministrin britanik se rrezizon të gjykohet nga historia, si kryemeinistri që izoloi Britaninë dhe dëmtoi reputacionin e saj.
Duke komentuar qëndrimet e Cameron në takimin e Brukselit, ku kërkoi të vërë veton për vendet e reja, si Shqipëria dhe Serbia, presidenti bullgar tha se “perdet e hekurat” duhet të rrëzohen, pasi ka ardhur koha të bien muret dhe jo të ngrihen mure të rinj.
Presidenti bullgar tha se, ai ishte i shqetësuar për sigurinë fizike të bullgarëve, nga tërë kjo retorikë.
Bie në sy prononcimi i presidentit bullgar në shtypin britanik, që tashmë është vend anëtar i BE-së me të drejta të plota, dhe mungesa e reagimeve nga Serbia dhe Shqipëria, në këtë betejë për mendjet e publikut britanik, prej sensibiliteteve të të cilit duket se ngrihen politika dhe qëndrime zyrtare, me pasoja për integrimin e vendeve të reja aspirante për të hyrë në BE.
Top Channel