Vetëhidhet nga kati i 4 i spitalit, vdes 70-vjeçari

21/12/2013 00:00

Një 70-vjeçar nga Gramshi ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u
vetëhedhurnga kati i 4 i spitalit të qytetit.  Mësohet se Nezir Blogu ka
gjetur vdekjen e menjëhershme pas plagëve të marra nga përplasja e
fortë në tokë.

Policia ka mbledhur dëshmitë në vendngjarje që pohojnë se i moshuari është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit, ku ndodhej i shtruar.

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë Blogun të ndërmarrë këtë akt ekstrem, por dyshohet se shkak të jetë bërë depresioni.

Top Channel