
Pavarësisht qëndrimit skeptik të disa vendeve, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle inkurajon Shqipërinë në vazhdimin e reformave dhe luftën kundër korrupsionit për të siguruar statusin në muajin qershor.
Komisioneri zhvilloi një bisedë telefonike më kryeministrin Edi Rama ditën e premte, për ta siguruar atë se mbështetja e Komisionit Europian për Shqipërinë mbetet e palëkundur.
“Sigurova Kryeministrin e Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të KE”, shkruan Fyle në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Greqia, e cila merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian ka konfirmua qëndrimin pro dhënies së statusit për vendin tonë.
“Greqia është e angazhuar për ta ndihmuar Shqipërinë pa hezitim në arritjen e këtij objektivi”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Ndërkohë, Britania dhe Gjermania përforcuan qëndrimin e tyre hezitues. Ditën e premte, kryeministr Cameron tha se Europa nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës, duke iu referuar integrimit të Rumanisë dhe Bullgarisë. Sipas analistëve Britania i trembet një vale emigrantësh.
Gjermania, njëri nga pesë vendet që kërkoi shtyrjen e statusit për në muajin qershor, kërkoi reforma më të thella për të përforcuar luftën kundër korrupsionit.
Top Channel