Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin Ndërsa mbështesin luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet,
komuniteti i avokatëve kundërshton arrestimet në territorin e tyre.
Në përfundim të një takimi, ku u diskutua se sa te mbrojtur jane ata ne marrëdhenien avokat-klient, vendosen qe ne daten 27 dhjetor te bojkotojne proceset ne forme proteste, ndaj arrestimit pergjate ketij viti te pese avokateve. Mes tyre edhe per dy avokatet me te fundit qe u prangosen pas denoncimit ne emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, avokatet Fran Dashi dhe Feriz Xhurxhi.
“Të gjithë të ngremë zërin në luftë kundër korrupsionit ose minimizimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por kurrsesi nuk mund të lejojmë të bëhemi viktimë e nenit famëkeq, që ka të bëjë me ushtrimin e ndikimit të pakligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ne kemi funksion publik, mund të ushtrojmë ndikim, pavarësisht ndaj vakumit ligjor që ka në kodin e procedurës penale. Ne do të këmbëngulim si Shoqatëve së Avokatëve Penalistë, nëpërmjet instancave për të ndryshuar projektligjin për Kodin e Procedurës Penale, që marrëveshja, qoftë në fazën paraprake, qoftë gjatë gjykimit, të jetë e sanksionuar në procedurë, si një marrëveshje ligjore”, tha Saimir Visha, kreu i Shoqatës.
“Marrëdhënia mes avokatit dhe klientit, nuk mund të jetë një marrëdhënie e cfarëdoshme sic po trajtohet rëndom. Sistemi e ka parashikuar jo më kot ndalimin e avokatit për të bërë kallëzim penal, kur konstaton një vepër. Çuditërisht kam dëshuar kam fjalë sikur ekziston edhe kjo akuzë ndaj disa kolegëve tanë, që tregon një nivel qesharak të arsyetimit të hetimit, por edhe të akuzës konkrete. Nga ana tjetër, ndërsa avokati nuk mund të përdoret kundër klientit, me çfarë logjike mund të funksioniojë e kundërta, që klienti mund të përdoret kundër avokatit?” tha Jordan Daci, profesor i të drejtave të Njeriut.
Nuk dihet ende se sa do ta mbajne fjalen avokatet ne protesten e tyre, duke qene se edhe here te tjera ata kane paralajmeruar bojkotim te seancave ne te gjithe vendin per nje afat te caktuar.
Top Channel