Asnjeherë më parë nuk kishte ndodhur që të protestohej kundër një
projektbuxheti, por pas konsultimeve me grupet e interesit nga Partia
Demokratike dhe pas një thirrje të ish-kryeministrit Sali Berisha ne
Facebook mbremjen e se premtes per te mbeshtetur shoqerine civile, disa
qindra qytetare iu bashkuan protestes se organizuar nga nje prej
shoqatat qe drejtuan edhe protestat e nentorit kunder armeve kimike.

Ne proteste nuk kishte as pankarta, as flamuj partiake dhe as politikane, por vetem qytetare qe kundershtonin rritjen e taksave.

Ne nje aktivitet te ndryshem paralel, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, nuk mori persiper autoresine e kesaj proteste, por deklaroi mbeshtetjen publike per çdo proteste te ngjahsme qe kundershton rritjen e taksave.

“Padyshim këto shqetësime që kanë të bëjnë me faktin që çdo shqiptar me buxhetin e 2014 do të paguajë më shumë, dhe se jo vetëm që nuk do të ketë vende të reja pune, por do të rrezikohen edhe ato ekzistuese, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike. Pra i mbështesim fuqimisht këto protesta. Natyrisht kur Partia Demokratike të organizojë protesta do ta bëjë këtë në mënyrë të hapur dhe me thirrje të hapura”, tha Basha.

Top Channel