Prioritetet e presidencës greke

21/12/2013 00:00

Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras ka prezantuar nga Brukseli pas
samitit të lartë të BE, prioritetet e presidencës greke që fillon
zyrtarisht prej 1 janarit, duke shprehur kënaqësinë se ajo përkon me
rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit të tij, pas gjashtë vitesh të
vazhdueshme recesioni.

“Vitit 2014 do te jete vitit i pare i rimekembjes se ekonomise ne Greqi pas 6 vitesh shume te veshtira recesioni. Mberritem ne fund te rruges dhe fillojme prej vitit te ri, si vendi qe ka presidencen e Europes,duke arritur nje teprice primare ,pra me nje fryme kursimi ne ekonomine tone dhe duke rifituar dinjitetin tone te lenduar”, thotë Samaras.

Sipas Samaras kater akset kryesore te presidences greke jane politika detare dhe zona ekskluzive ekonomike,perballimi i emigracionit ilegal, mekanizmi i mbeshtetjes bankare dhe rimekemja ekonomike.Ai ka cilesuar si sfida te reja sigurinë dhe mbrojtjen në Europë dhe sidomos sigurinë detare duke pershendetur masat per përballimin e emigracionit të paligjshëm.

“U vendos gjithashtu nje pjesmarrje me e madhe dhe e gjere ne fushat e politikes se perbashket per sigurine dhe mbrojtjen, si dhe ne luften ndaj emigracionit te paligjshem dhe krimit te organizuar dhe flas kryesisht per trafikantet e qenieve njerezore”, u shpreh Kryeministri.

Por megjithe buzeqeshjet nga Brukseli Samaras ndodhet perballe sfidave qe perballon Greqia, sidomos te papunesise se madhe, te rimekembjes se ekonomise dhe te sistemit te tatim taksave qe ende nuk po konsolidohet ne vend, pas reagimeve te shumta ne muajt e fundit per rritjen e papare te taksave sidomos ndaj pasurise se palujtshme.

Sipas sondazhit te fundit te Eurobarometrit, 81% e grekeve beson se vendi po shkon ne drejtim te gabuar. Gjithashtu kokeçarje per Qeverine Samaras, krijojne sondazhet e publikuara ne shtypin e se shtunes sipas te cilave partia opozitare Syriza perqendron 22,5% te votave, 2.5% me shume se Demokracia e Re, aleatet qeveritare te PASOK-ut mbeten ne nivelin e ulet te 5.5% te votave ,ndersa Agimi i Arte vazhdon te rrise fuqine e tij duke ruajtur vendin e trete me 11.5% te preferences se grekeve.

Top Channel