Shkencëtarë, studiues dhe antropologë besojnë gjerësisht se njeriu i neandertalit nuk ishte në gjendje të fliste.

Por një grup studiuesish italianë, kanadezë dhe australianë pretendojnë të kundërtën. Ata analizuan me rreze X nofullat e njeriut të neandertalit të gjetura në qytetin e Qebaras në Izrael në vitin 1989.

Pas analizimit me detaj të pjesës së aparatit të të folurit të neandërtalit studiuesit krahasuan të dhënat e përftuara me aparatin e të folurt të njeriut të sotëm, Homo Sapiens. Përfundimi; dy aparatët  janë shumë të ngjashëm dhe nuk  kanë ndryshime thelbësore.

Krahasimi u bë me të dhënat e siguruara nga krahasimi i pjesës së sipërme dhe të poshtme të nofullës, lëvizja e të cilave, të kombinuara me proceset që pasojnë me gjuhën dhe laringun janë baza e lëshimit të tingujve.

Por që lëshonin tinguj asnjëherë nuk ishte vënë në dyshim, ama përbërja thuajse e njëjtë (përvec formës dhe përmasave) e nofullës së neandertalit dhe ajo e njeriut të sotëm përbën një provë, sipas grupit të studiuesve, se neandertali ishte në gjendje të fliste.

Top Channel