Mziu të hënën para gjykatës

21/12/2013 00:00

Të hënën pritet që Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu të dalë
para Gjykatës së Tiranës për njohjen e masës se sigurimit “arrest me
burg” të shpallur ndaj tij në mungesë.

Informacioni konfirmohet nga Policia e Tiranës, e cila ndërkohë është në kerkim te zyrtarit tjeter, me detyre Drejtor i Drejtorise Juridike te kesaj bashkie, per te cilin gjykata ka vendosur gjithashtu masen ‘arrest me burg’, shtetasit Aldi Hoti 37 vjeç. Kreu i Bashkise se Kamzes ndodhet nen akuze per dosjen penale te regjistruar prane njesise task-force mbi dyshimet e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera dhe ankande publike.

Pas arrestimit te Mziut, Prokuroria e Pergjithshme njoftoi nepermjet Zyres se Shtypit se kreu i Bashkise se Kamzes, se bashku me Drejtorin Juridik te Bashkise kane kryer veprime te paligjshme ne procedurat e prokurimit publik per ndertimin e rruges Valias i Ri- Varrezat Laknas, ku rezulton se bashkia ne fjale ka shpallur fituese nje firme, nderkohe qe ne punime eshte perfshire nje firme tjeter.

Pas arrestimit mbrëmë policia ka kontrolluar edhe banesën e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. Në banesë janë sekuestruar prova të tjera, mes të cilave bëhet e ditur se edhe një që s’ka lidhje me akuzën e arrestimit.

Xhelal Mziut i është gjetur një vulë e komisionit zgjedhor numër 27 të Kamzës, të përdorur në zgjedhjet e zhvilluara atje.

Kjo vulë e procesit zgjedhor po verifikohet se ku është pëdorur dhe mësohet se Mziu do merret në pyetje edhe për këtë provë të re që mund të jetë nisje e një tjetër hetimi në lidhje me zgjedhjet e mbajtura në Kamzë.

Basha: Eshtë i pafajshëm për sa kohë nuk është shprehur Gjykata

Duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut te Kamzes, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha tha se jemi te hapur per çdo hetim, i cili sipas tij do te monitorohet nga opozita. Per Bashen, Xhelal Mziu eshte i pafajshem per sa kohe nuk eshte shprehur gjykata.
 
“Dua të them pikë së pari që Partia Demokratike është e hapur për çdo hetim, për çdo çështje. Në rastin konkret dhe si në çdo rast, procesi duhet të jetë sipas ligjit e transparent dhe ne do ta monitorojmë dhe po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh. Dua t’u bëj thirrje të gjithëve se sipas Kushtetutave dhe ligjeve të çdo vendi të civilizuar dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykatë e vendit nuk është shprehur ndryshe dhe duhet të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia.

Top Channel