
Në një interviste për ‘Deutsche Welle-n’, Dietmar Nietan, deputet
socialdemokrat në Komisionin e Bundestagut për Politikën e Jashtme e
Çështjet e BE-së, e mohon idenë e një mosbesimi të veçantë ndaj
Shqipërisë.
Dështimin e marrjes se statusit te vendit kandidat, ai e lidh me shume me faktin qe Bashkimi Europian i kushton rëndësi të veçantë praktikimit të kritereve të rrepta në hedhjen e nje hapi te tille.
“Kjo bëhet me qëllim që më vonë, në hapjen e negociatave, të mos kemi zhgënjime të mëdha. Unë jam shumë i sigurtë se ekzistojnë shanse mjaft të mira që Shqipëria të marrë statusin kandidat në samitin e verës, në fund të qershorit”, tha Nietan.
Kete here statusi ishte shumë prane dhe Shqiperia ka bere perpjekje te medha per zbatimin e kritereve te kerkuara prej saj, çfare nuk e bind ende Gjermanine.
“Besoj se disa nga ministrat e Jashtëm donin të prisnin, nëse hapat e duhur të filluar nga qeveria Rama do të vazhdojnë më tej. Disa gjëra që sollën vonesën e tanishme lidhen me përplasjet e vazhdueshme mes qeverisë dhe opozitës në periudhën e qeverisjes së Kryeministrit Berisha, duke bërë që disa nga elitat politike në Shqipëri të merreshin më shumë me veten e tyre se sa me integrimin e vendit në BE. Shoh perspektivë të mirë nën qeverisjen e Kryeministrit Rama. Unë nuk jam ministër i Jashtëm dhe ndoshta vetë personalisht do të kisha marrë një vendim tjetër, por dua të siguroj popullin shqiptar për mbështetjen dhe kam shpresë që në mes të vitit të ardhshëm Shqipëria të marrë statusin kandidat”, tha Nietan.
Nietan shton me tej se është shumë e rëndësishme të arrihet që reformat në drejtësi të vihen në praktikë e të jenë pjesë e jetës së përditshme, pra që të funksionojnë. ne thelb, duhet te ekzistojë bindja që reformat janë bërë realitet në vend. Mendoj, shton ai, se kur te ndodhe kjo, edhe kritikët e fundit do të japin dritën jeshile.
Top Channel