Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar
Një miliarder kinez dyshohet të ketë vdekur në një incident ajror që ka ndodhur në Francë, teksa mbikëqyrte me helikopter vreshtat e verës që kishte blerë në jug-perëndim të vendit.
Helikopteri, në të cilin udhëtonin Lam Kok, djali i tij 12-vjeçar, ish-pronari i kështjellës James Gregoire dhe një përkthyes, ra mbi lumin Dordogne. Policia ka gjetur mbetjet e mjetit fluturues, por ende jo trupat e pasagjerëve.
Shitja e vreshtave në Bordo dhe kështjella atje kishte tërhequr vëmendje të madhe. Mendohej se ky ishte investimi më i madh nga një biznesmen kinez në rajonin e Bordosë, në fushën e verës.
Ditën e premte, në godinën e shekullit të 16-të Chateau de la Riviere u mbajtën festime për blerjen e biznesmenit Lam Kok.
Pasaniku 46-vjeçar me bazë në Hong Kong, i specializuar në prodhimin e çajit, kishte në plan të kthente pronën e re prej 160 akër në një fushë me bimë çaji dhe vere.
Pas prezantimeve dhe një konference për shtyp, pronari i mëparshëm, James Gregoire i ofroi zotit Kok një vizitë të pronës nga ajri, me helikopter.
Një gazetar i AFP deklaron se bashkëshortja e biznesmenit u tërhoq në momentin e fundit duke thënë se kishte frikë nga helikopterët.
Zoti Gregoire pilotoi helikopterin duke e ngritur në ajër, por vetëm pak momente më vonë banorët lokalë deklaruan se e panë të rrëzohej në lumë.
Kërkimet për trupat janë vështirësuar nga rrumat e forta të ujërave, raporton korrespondenti i BBC në Paris. Ndërkohë, konsullata kineze në kryeqytetin francez ka nisur për në vendin e ngjarjes disa zyrtarë të saj.
Së fundmi vreshtat e verës në Bordo janë bërë destinacioni i preferuar i biznesmenëve kinezë, të cilët kanë blerë shumë prona në Francë në vitet e fundit.
Top Channel