Dortmund, humbja e tretë radhazi

21/12/2013 00:00

Borsusia Dortmund pësoi humbjen e tretë radhazi në Bundesligë, duke vënë në rrezik dhe vendin e tretë në kampionat.

Skuadra e drejtura nga Jurgen Klopp, kampione e Gjermanisë në 2012 dhe finaliste e Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar u mund në fushën e vetë 1-2 nga Hertha Berlin.

Reus kaloi vendasit në avantazh në minutën e ‘7, një gol që dha idenë se Dortmund nuk do ta diskutonte asnjëherë fitoren. Por pas minutës së ‘20 loja e tyre pësoi rënie të dukshme.

Gabimet në mbrojtje i dhanë mundësinë Herthas të shënonte dy herë me Ramos dhe Allagui dhe të regjistronte fitoren e tretë radhazi.

Të dielën, Borussia Dortmund do të shpresojë në një barazim në ndeshjen Mynchengladbah -Wolfsburg, dy rivalët e saj në klasifikimin e Bundesligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA