Dhunohet rëndë ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar dhe me sende të forta Ndërsa Gjykata ka shpallur prezumimin si të vdekur të biznesmenit
shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, familja e tij, për të disatën herë
përgjatë këtyre 18 viteve, që nga dita kur ai u rrëmbye nga SHIK-u u lut
sërish për gjetjen e eshtrave.
Në ditën e tij të lindjes, i biri Ardian Hoxha, ka udhetuar drejt Tiranes per t’i paraqitur te njejten kerkese Kryeministrit Edi Rama.
“Kërkesa jonë e parë është që të gjenden eshtrat, në çfarëdo mënyre. Kërkesa e dytë, që e shpejton gjetjen e eshtrave, është kapja e Ilir Kumbaros. Ilir Kumbaro është gjallë, është nëpër botë dhe me siguri që shteti i ka mekanizmat që mund ta shpejtojë kapjen e tij. Sot është një ditë e veçantë, është ditëlindja e babait tim, Remzi Hoxhës dhe bëhen faktikisht 18 vjet e dy muaj që ai nuk është në mesin tonë”, tha Ardian Hoxha.
Gjykata eshte shprehur per mekanizimin se si u rrembye ne vitin 1995, Remzi Hoxha kur ai ishte 39 vjeç. Gjykata konkludoi se biznesmenit pasi ju privua liria, pergjate nje operacioni sekret te Sherbimit Informativ, u dhunua dhe keqtrajtua sistematikisht ne mënyrë çnjerezore në njërën prej bazave të Shërbimit Informativ në Vain të Lezhës.
Top Channel