BE: Ukraina pjesë e familjes sonë

21/12/2013 00:00

Udhëheqësit e Bashkimit Europian njëzëri kanë shprehur mbështetjen për protestat pro europiane në Ukrainë dhe duke e cilësuar ish-republikën sovjetike si pjesë natyrale e familjes europiane.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy tha se BE është e gatshmë të firmosë një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me Ukrainën sapo të mbërrijnë sinjalet e duhura nga Kievi.

Ai shprehu zhgënjimin për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë muajin e kaluar dhe shtoi se BE do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin për këtë cështje.

“Ne s’do t’i bëjmë bisht këtij problemi. Do të flasim hapur mbi shqetësimet tona dhe presionin e vendosur jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Europian në lindje të Europës”, deklaroi Van Rompuy.

Ai tha se marrëdhëniet e Brukselit me Ukrainën janë një cështje afatgjatë që nuk mund të shkatërrohen nga llogari afatshkurtëra dhe presione të jashtme.

Të martën Rusia njoftoi uljen e cmimit të gazit me një të tretën për Ukrainën, si dhe blerjen e titujve ukrainase me vlerë prej 15 miliard dollarë. Marrëveshja që lidh akoma më shumë dy vendet u nënshkrua nga dy presidentët, Putin dhe Janukovic pas takimit të zhvilluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta