Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
“Vend i vogël dhe modest, por guximtar. Liberal dhe shtëpi e argëtimit. Uruguaji është vendi i vitit”. Me këto fjalë, revista prestigjoze britanike, “The Economist” njoftoi zgjedhjen e vendit amerikano-jugor si vendi simbol i vitit 2013.
Dhe merita kryesore për këtë i shkon presidentit vendas, Jose Pepe Mujica, i zgjedhur në vitin 2010. Ish-luftëtari i grupit të ekstremit të majtë, “Tupamaros” gjatë viteve të diktaturës ushtarake ka tronditur politikanët ndërkombëtare me vendimet e tij të rëndësishme dhe simbolike.
Të rëndësishme janë dy, ajo e legalizimit të martesave mes cifteve homoseksuale, e miratuar në prill të këtij viti dhe tjetra, ajo që ligjëron tregtinë dhe konsumin e hashashit, madje duke i dhënë një rol aktiv shtetit që duhet të luftojë tregun e zi.
Sa për vendimet e tij simbolike mjafton të përmendet vetëm vendimi i tij për t’i dhuruar shtetit dhe autoriteteve të shërbimeve sociale 90 përqind të pagës së tij, duke ruajtur vetëm 10 përqind të saj, që ai e quajti të mjaftueshme për të jetuar në fermën e tij modeste.
Presidenti Jose Pepe Mujica fotografuar ne nje dite te zakonshme pune ne fermen e tij modeste (Megjithese eshte vleresuar si presidenti me i varfer ne bote, ai serish dhuron 90 perqind te pages se tij)
“Mund të zgjidhnim Sudanin e Jugut që rriti me 30 përqind Prodhimin e Brendshëm Bruto për këtë vit, ose Estoninë që ka nivelin më të ulët të borxhit në BE, ose Turqinë për protestat e mijëra personave kundër qeverisë Erdogan. Por kriteri kryesor për zgjedhjen e shtetit të vitit është ai që na bën të kuptojmë nëse risitë, masat, reformat apo vendimet e marra prej filan shteti mund të ndihmojnë apo t’i vlejnë pjesës tjetër të botës. Dhe ne mendojmë që vendimet e Uruguajit mund të jenë të dobishme për shumë vende”, kështu shkruhet në artikullin e “The Economist”.
Ndër vite qeveritë në Montevideo kanë shprehur një lloj largpamësie. Mjafton të thuhet që është ndër vendet e para në botë që njohu divorcin, që në vitin 1913. Megjithatë, vendimet e presidentit Mujica në një kohë krize globale nxisin edhe replika, sic ishte ajo deklarata e OKB-së, sipas të cilës, ligji për liberalizimin e hashashit shkel ligjet ndërkombëtare.
Top Channel