Uganda, burg i përjetshëm homoseksualëve

20/12/2013 16:20

Parlamenti i Ugandës miratoi një projektligj i cili do të bëjë të dënueshëm me burgim të përjetshëm aktet e homoseksualitetit në vend, informuan të premten mediat ndërkombëtare.

Dekreti në fjalë gjithashtu e bën një vepër penale mosraportimin e një personi homoseksual tek autoritetet.

Kryeministri i shtetit afrikan kundërshtoi miratimin e projektligjit, duke thënë se në parlament nuk ishte arritur kuorumi për miratimin, por kryeparlamentarja Rebecca Kadanga theksoi se ishte e vendosur “t’i bënte një dhuratë kombit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri”.

Në bazë të projektligjit të propozuar fillimimisht, homoseksualiteti duhet të dënohej me vdekje, por Uganda vendosi që të lehtësonte dënimin me burgim të përjetshëm përballë presionit ndërkombëtar.

Mbetet për të parë nëse presidenti Yoweri Museveni do të firmosë ligjin, duke lejuar hyrjen e tij në fuqi.

Sipas Catherine Byaruhangas, korrespodentes së “BBC” në Kampala, kreqyteti i Ugandës, problemi i qeverisë tashmë nuk është miratimi, por mënyra se si të përballohet presioni ndërkombëtar dhe ndërprerja e mënjehershme e ndihmave prej vendeve perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA