
Pep Guardiola mund sërish Jose Mourinhon, kësaj radhe në klasifikimin e trajnerëve më të paguar në botën e futbollit, të stiluar nga “Pluri Consultoria”.
Ish-trajneri i Barcelonës, tashmë nën drejtimin e Bayern Munchen, fiton 16 milionë euro në sezon. Shumë larg Jose Mourinho, i cili tek Chelsea i Roman Abramovich merr “vetëm” 10 milionë euro. Disa mijëra euro më pak se e portugezit është paga e Marcelo Lippit, trajnerit italian të klubit kinez Guangzhou Evergrande.
Në vend të katërt Arsenne Wenger i Arsenalit, i cili lë pas Fabio Capello (Rusi), Carlo Ancelotti (Real Madrid) dhe David Moyes (Manchester United).
Në vend të 23 dhe 29 janë dy trajnerët që të dielën do të përballen në derbin e Madoninës. Massimiliano Allegri (Milan) dhe Walter Mazzarri (Inter) fitojnë rreth 3 milionë euro secili.
Top Channel