Siri, Al-Nusra: Nuk pranojmë paqe

20/12/2013 16:00

Fronti i Al-Nusrës, një organizatë ekstremiste islamike që lufton përkrah kryengritësve në Siri nuk do të njohë rezultatet e bisedimeve të paqes, që do të nisin midis qeverisë dhe opozitës gjatë muajit të ardhshëm.

Në intervistën e tij të parë televizive, kreu i kësaj organizate, Abu Mohammed al-Julani i deklaroi “Al-Jazeera”-s se “nuk do të njohë asnjë rezultat që mund të prodhohet nga bisedimet dypalëshe në Zvicër”.

“Ne nuk mund të lejojmë këtë konferencë që të kthejë vendin 50-100 vjet pas”, tha al-Julani.

Ai gjithashtu shtoi se forcat kryengritëse janë pranë arritjes së fitores përballë ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad, ndaj konsideroi se nënshkrimi i paqes në këtë moment do të përbënte një tradhëti për kauzën e kryengritësve.

Al-Nusra, një grupim i konsideruar si terrorist prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shndërruar në një prej blloqeve kryesorë të rezistencës, gjatë kësaj lufte civile të nisur në Mars 2011.

Kreu i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri ka njohur publikisht Frontin e Al-Nusrës si “degën e Al-Kaedës” në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA