Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Fidel Castro ka bërë të ditur se vëllai i tij, Raul, iu prezantua presidentit amerikan, Barack Obama, në anglisht, gjatë funeralit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke i thënë atij: “Zoti president, jam Castro”.
Në një intervistë mbi Mandelën në median shtetërore kubaneze, gjatë së enjtes, Castro përgëzoi vëllanë e tij, i cili mori detyrën si president i Kubës në vitin 2008, “për qendrueshmërinë dhe dinjitetin e tij, kur – me një xhest miqësor por të vendosur, – ai përshëndeti kreun e qeverisë amerikane dhe i tha atij në anglisht, ‘Zoti president, jam Castro’”.
Raul Castro dhe Obama i dhanë dorën njëri-tjetrit në funeralin e Mandelës, më 10 dhjetor, duke nxitur spekulimet nëse ky veprim sinjalizon ngrohjen e marrëdhënieve mes dy kombeve, pas dekadash të tëra armiqësie e antipatie.
Shtetet e Bashkuara dhe Kuba e minimizuan çështjen e shtrëngimit të duarve, duke thënë se ky veprim ishte i paplanifikuar dhe nuk ishte asgjë më shumë se sa një kompliment.
Por, takimi pati jehonën e tij, sepse marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngrohur së fundi. Muajin e kaluar në Miami, Obama tha se ndoshta ka ardhur koha që SHBA-të të rishohin politikat kundrejt Kubës, ndaj së cilës ka pasur një embargo tregtare për më shumë se 50 vjet.
Obama hodhi dyshime nëse politika e vendosur në vitin 1961 mbetet ende një mënyrë efektive e trajtimit të diferencave të Uashingtonit me kombin ishullor të drejtuar nga komunistët.
Fidel Castro, 87 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për gjakderdhje në rrugët e tretjes (jashtëqitjes) në vitin 2006 dhe kurrë nuk e mori veten totalisht. Ai i kaloi më pas pushtetin presidencial vëllait të tij më të ri, Raul, në vitin 2008.
Top Channel