Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Ashtu sic premtoi një ditë më parë, presidenti rus, Valdimir Putin firmosi dekretin e lirimit të ish-miliarderit Mikhail Khodorkovsky.
Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve “Interfax”. Sipas mediave ruse, presidenti Putin ka marrë një kërkesë për aministi nga Khodorkovsky me arsyetimin se nëna e tij është e sëmurë. Aministia i është garantuar në bazë të ‘parimit të humanizmit’, shkruan “Interfax”.
Ish-miliarderi rus që zotëronte perandorinë e gazit “Yukos” vuante prej vitesh dënimin për evazion fiskal, akuza që rënduan ndaj menjëherë pas financimit të opozitës prej tij.
Dënimi i tij vazhdon të konsiderohet prej shumë vendeve perëndimore ende si politik.
50-vjeçari dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev, u dënuan fillimisht për pastrim parash dhe duhet të liroheshin në 2014-n, por një proces i ri për evazion fiskal në vitin 2010 zgjati burgosjen e tyre deri në 2017-n.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka kritikuar dënimin e dy biznesmenëve, duke i kërkuar disa herë autoriteteve ruse që të rigjykojnë këtë çështje.
Si ish-pronari i “Yukos”, Khodorkovsky arriti të shndërrohej në njeriun më të pasur të Rusisë dhe një prej më të pasurve në botë, përpara dënimin të parë në vitin 2003.
Si rrjedhojë e atij dënimi, kompania në zotërim të manjatit u konfiskua dhe të gjithë asetet kaluan në administrimin e “Gazprom”-it, një kompani e përbërë kryesisht nga kapitali shtetëror.
Top Channel