Rutte vizitë zyrtare në Shkup, ekstremistët nacionalistë në opozitë e presin në Kuvend me pankartë “NATO vret për përfitim” Policia maqedonase ka penguar një grup të vogël qytetarësh shqiptarë për të mbajtur një protestë para përmendores së Car Dushanit në sheshin e Shkupit.
Pas thirrjeve nëpër rrjetet sociale për një marsh protestues kundër vendosjes së monumentit të sundimtarit serb, forca të shumta policore mesditën e së premtes kanë rrethuar qendrën e Shkupit.
Ata pak qytetarë që i janë përgjigjur thirrjeve për protesta nuk kanë mundur të kalojnë barikadën e policisë për të shprehur revoltën e tyre para busitit që shkaktoi shumë polemika në Maqedoni.
“Kjo protestë, vëllezër, do të jetë e mirë edhe për maqedonasit. Nuk mundet që Ali Ahmeti të lejojë këtu përmendoren e Car Dushanit, le ta dërgoje atë në Kërçovë”, ka thënë një protestues.
Edhe përkundër reagimeve të shumta dhe tentativave për ta rrënuar, busti i Car Dushanit ende qëndron në qendër të Shkupit, ndërsa përgjegjësinë për vendosjen e tij nuk e ka marrë asnjë institucion shtetëror.
Ndërkohë, në kuadër të komunës Qendër në Shkup është formuar një komision që po heton rrethanat në të cilat është vendosur monumenti i sunduesit, pa leje nga komuna.
Kreu i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka thënë se përmendorja është ilegale dhe ka paralajmëruar largimin e saj nga sheshi i kryeqytetit.
Top Channel